28 Mars 2024

Ministri Buja falënderon diasporën për kontributin e dhënë

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja,  gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, ka marrë pjesë në manifestimin jubilar, që u mbajt në Duseldorf, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku lexoi edhe kumtesën “Arsimi dhe shkolla shqipe në historinë 100 –vjeçare të shtetit shqiptar”.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, e vlerësoi këtë festë si një kremtë së madhe. \"Për këtë përvjetor të rëndësishëm, u munduam ta bëjmë më të mirën\", tha ministri, i cili më pas përmendi ngjarjen e rëndësishme për arsimin shqiptar: Abetaren gjithëkombëtare, e cila ka hyrë në përdorim këtë vit për nxënësit e klasave të para.

Ministri Buja theksoi peshën e madhe që ka diaspora dhe kontributin e saj në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, e veçanërisht gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ku diaspora luajti rolin kulminant. Ministri tha se institucionet po punojnë që këtë t’ua shpërblejmë, duke u përkujdesur për pasardhësit tanë, që ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

Ministri Buja u bëri apel prindërve shqiptarë që domosdoshmërit t\'i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues.

Përveç ketij manifestimi, ai u takua edhe me disa mësimdhënës të mësimit plotësues, më të cilat ka diskutuar për organizimin e mësimit plotësues dhe me sdifat që po përballen. Ministri Buja njoftoi ata për aktivitetet e MAShT dhe hapat e rëndësishëm për reformimin e arsimit në Kosovë, ndërkaq përgëzoi ata për kontributin e tyre që po dhënë për ta ndihmuar vendin e tyre, duke premtuar se shteti i Kosovës do të jetë vazhdimisht në përkrahje të tyre.

Ndërkohë, në Zvicër, ministri Buja ku ma marrë pjesë në manifestimin për nder të 100 vjetorit të pavarëisë së Shqipërisë, organizuar nga kantoni i St. Gallenit dhe Glarusit, që u mbajt në Flums.

Po ashtu në Zvicër, Ministri mori pjesë edhe në manifestimin e organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në këtë manifestimi ishin të pranishëm kryetari i Kantonit të Aaraut, z. Hoffman, ambasadori i Kosovës në Zvicër, z.Naim Malaj, si dhe ambasadori i Shqipërisë, z.Mehmet Elezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)