28 Mars 2024

Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre

Prishtinë, 5 tetor - Situata aktuale e krijuar nga Covid 19 ka bërë që stafi qendror i Internacionales së Arsimit bashkë me Komitetet e Sindikatave të Arsimit nga të gjitha kontinentet të krijojë mundësi të komunikimit dhe shënimit solemn të 5 Tetorit - Ditës Ndërkombëtare të Mësuesve duke përgatitur një program  24 orësh të aktiviteteve.

Të 400 sindikatat anëtare të EI-së, mes të  të cilave edhe SBASHK-u, kanë bërë aktivitete përgatitore e festive në shtetet e tyre për t’u kyçur pastaj në aktivitetin qendror  solemn.

Në kuadër  të këtij  aktiviteti  SBASHK ka organizuar takime solemne me kryetarë të nivelit sindikal komunal e të universiteteve dhe me  përfaqësues sindikal nga e tërë Kosova  duke kujtuar se ky 5 Tetor arsimin te ne, në Ballkan , Evropë e në tërë botën e gjen në përballje me sfidat nga e kaluara, por edhe me sfidën mjaft të rëndë, që solli pandemia nga Covid 19.

Në këto takime është lexuar edhe mesazhi dhe letra publike e Komitetit të Sindikatave  të Evropës lidhur me angazhimin dhe përkushtimin  e mësuesve  në përpjekje  për të realizuar misionin e tyre fisnik në rrethana  tepër të vështirësuara  përmes mësimit nga larg nga marsi i këtij viti  dhe gatishmërinë për sakrifica duke u kthyer  në institucione arsimore  për ta vazhduar procesin arsimor.

Shumë nga veprimtarët sindikal dhe mësimdhënës të Kosovës do të jenë të kyçur  në programin 24 orësh  për t’u bërë kështu pjesë  e këtij aktiviteti, që sjell te mësuesit mesazhet dhe vlerësimet për gjendjen në arsimin botëror sot nga kryetarja dhe sekretari gjeneral i Internacionales së Arsimit znj. Suzan Hopgood e David Edvards, nga kryetarja e Komitetit të Sindikatave   të Arsimit të Evropës Kristine  Blover, nga drejtorja e këtij Komiteti Suzan Flocken, nga ministra të arsimit nga shtete të ndryshme dhe liderë e udhëheqës të  tjerë evropian e botëror.  

Mesazh i përbashkët  i kësaj feste është  uniteti dhe solidariteti mes sindikatave të arsimit dhe 32 milionë anëtarëve që kanë ato kudo në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)