26 Shkurt 2021

Mësimi në shkollat e Gjilanit po shkon drejt normalizimit

Gjilan, 18 janar – Me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica, kanë qëndruar në shkollën fillore “Thimi Mitko”, për të parë nga afër procesin mësimor.

“Drejtoria e Arsimit ka arritur që ta nis mësimin në shkolla në mënyrën më të mirë dhe jemi krenarë që mësimi po normalizohet në shkollat tona. Normalizimi i procesit mësimor si tendencë nuk është vetëm që ta provojmë këtë, por edhe ta zbatojmë. Besojmë shumë që po shkojmë drejt mbylljes së pandemisë”, tha kryetari Haziri.

Ai ka konfirmuar se po punohet në ndërtimin e aneksit të shkollës “Thimi Mitko” për të krijuar kushte më të mira, derisa në 11 shkolla tjera po punohet sipas planeve.

“Çerdhja e re në lagjen Arbëria përfundon sivjet, sikurse edhe objektet përcjellëse për infrastrukturë shkollore. Po shkojmë drejt mbylljes së investimeve në infrastrukturë, ku mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë hapësirë më të madhe veprimi. 3.2 milionë euro nga të hyrat komunale shkojmë gjithmonë në arsim, ndërsa mjetet tjera shkojnë në bujqësi e shëndetësi”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka apeluar prindërit që në rast që shohin simptoma tek fëmijët e tyre, të mos i sjellin ata në shkollë, sikurse edhe për mësimdhënësit, në mënyrë që ta parandalohet infeksioni.

“Sot kanë lëvizuar rreth 25 mijë qytetarë, pra një e treta e banorëve është në lëvizje, dhe ta preventojmë e të mos lejojmë në asnjë mënyrë që të bëhemi burim i infeksionit”, shtoi Haziri.

Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka bërë të ditur se në të githa shkollat e Gjilanit mësimi ka filluar me kohë, ndërkohë që paraprakisht janë furnizuar me mjete higjienike dhe sanitare.

“Besoj që deri në Qershor kemi material të mjaftueshëm sanitar e higjienik. Lutem për kujdes të shtuar, edhe të nxënësve, mësimdhënësve dhe menaxhmetit. Faleminderit kryetarit Haziri për mbështetjen e madhe”, tha Gagica.

“Ditën e parë e kemi filluar shumë mirë, duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qenë në shkollë që të gjithë. Nuk kemi ndonjë rast të konfirmuar me COVID-19 dhe shpresojmë shumë që gjithçka do të ecë mbarë”, tha nga ana tjetër, drejtoresha e “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)