23 Gusht 2019

Mësimdhënësit e ciklit fillor të pakënaqur me marrëveshjen SBAShK-Qeveri

Prishtinë, 8 shkurt - Një grup i mësimdhënësve të ciklit fillor nga klasa e parë deri në të pestën nga disa komuna të vendit kanë kundërshtuar marrëveshjen e SBASHK-ut, e cila është arritur me Qeverinë, për shkak që sipas tyre këta të fundit nuk janë përfshirë në paga njëjtë sikurse mësimdhënësit që japin lëndë të ndryshme.

Ky grup i mësimdhënësve, sot ka mbajtur një takim me nënkryetaren e SBAShK-ut, Vjollca Shala dhe përfaqësuesin e SBAShK-ut, Ymer Ymer ku edhe i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, shkruan Gazeta Alo.

Ky grup i mësimdhënësve fajin i’a hedhin Ministrisë së Arsimit, për shkak që sic thonë janë ranguar duke u thirrur në “normative”.

Madje, në takim kanë shprehur indinjatën e tyre që nuk janë përfillur dhe përfaqësuar dinjitetshëm, duke thënë se në grevë kanë hyrë me pagën bazë me arsimtarët lëndor.

Grupi i mësimdhënësve madje, ka mbledhur edhe nënshkrime për këto pakënaqësi , dhe kanë kërkuar një takim me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj më së largu deri më 13 shkurt të këtij viti.

Mësimdhënësit e ciklit klasor nga klasa e parë deri në të pestën thonë se nga kjo marrëveshje kanë dalur të humbur, duke mos marr as sqarime se si ka ndodhur kjo gjë.

Ata thonë se janë këmbëngulës deri në realizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që edhe këta të paguhen njëjtë sikurse mësimdhënësit lëndor./Gazeta Alo/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)