21 Prill 2019

Mësimdhënësit e arsimit fillor të pakënaqur me koeficientin e tyre

Prishtinë, 11 shkurt - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka deklaruar se nuk ka bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit të pagave.

"Nëse Presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e pagave SBAShK-u nuk do të jetë kundër pasi që edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBAShK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të pagave  dhe kthimi i tij në Qeveri ashtu që do të ulen instuticionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do  ta bëjnë një Ligje të ri të pagave ku mësimdhënësit do ti rangonte  në vend meritor dhe do të ishte një ligj i pagave i  pranueshëm  nga të gjithë sektorët publikë", thekson SBASHK.

Mësimdhënësit e arsimit fillor sipas SBASHK janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e pagave pasi ata kanë koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët.

"Por ata nëse dojn të shkojnë përmes SBAShK-ut duhet  t'i drejtohen së pari kryetarit sindikal të shoqatës, Kryetarit të sindikatës së arsimit fillorë të Kosovës e deri në kryesinë e SBASHK-ut për gjetjen e një zgjidhje më të mirë të mundëshme edhe për nivelin fillor. Nëse mësimdhënësit e Arsimit fillor bëjnë kërkesë për mosdekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër", thekson në fund SBASHK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30)