25 Prill 2024

Merret vendim për kompenzimin e tre ditëve të humbura të mësimit gjatë dimrit

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompenzimin e tre ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit parauniversitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Në bazë të vendimit të ministrit Bytyqi, të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MAShT-in për ditët e kompenzuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompenzuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MAShT për kompenzimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)