29 Mars 2024

Merita Koçinaj emërohet prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në UP

Prishtinë, 26 qershor - Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur me datë dje.

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj - Berisha është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga viti 2002, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi Sociale dhe Statistikë Mjekësore.

Prof. Koçinaj – Berisha është autore dhe koautorë e disa punimeve shkencore, kumtesave dhe ligjërimeve të prezantuara dhe botuara në vend dhe në shtete të ndryshme të botës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)