18 Prill 2024

Me 27 nëntor në oren e parë do t'i kushtohet krijimit të shtetit shqiptar

Prishtinë, 26 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që në vigjilje të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar orën e parë të mësimit, më 27 nëntor 2012, t’ ia kushtojnë 28 nëntorit, kësaj dite të rëndësishme të historisë sonë.

Ora e parë, në këtë ditë, në ditar do të shënohet si “Kronika e krijimit të shtetit shqiptar”.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Ramë Buja, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, punonjësve të institucioneve shkencore, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ua uron 100-vjetorin e shtetit shqiptar!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)