16 Dhjetor 2019

Mbahet konventa e parë studentëve të Universiteti të Prishtinës

Prishtinë, 30 maj - Qeveria e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konventën e studentëve të Prishtinës, e cila mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Në ketë konventë do të miratohen një rezolutë, lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit  dhe Kryeministrit të  Republikës së Kosovës.

Konventa mbahet në amfiteatrin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë konventë marrin pjesë 500 student nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)