24 Prill 2024

Mbahet gara e diturisë për nxënësit e Kosovës

Prishtinë, 11 maj - Sot  rreth 315 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme pritet t’i nënshtrohen garave të diturisë.

Testet e Garës së Diturisë do të shpërndahen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme të mbarë Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në to ka pyetje nga të gjitha lëndët e mësuara nga shtatori deri në prill për secilën klasë.

Një testim i tillë, nxënësit kosovarë i nënshtrohen për herë të parë. Testi është hartuar edhe në gjuhët e komuniteteve siç kërkohet edhe me kushtetutë.

Pyetjet e testeve u hartuan nga ekspertët ndërsa interesimi për të pritet të jetë i madh edhe nga komunitetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)