09 Gusht 2020

Mbahet Debati me të diplomuarit e programit të studimit të financuar nga BE

Prishtinë, 3 tetor -Sot në hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë do të mbahet një debat me të diplomuarit e skemës Young Cell (YCS) - programi i BE-së që financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në Bashkimin Evropian.
 
Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së dhe shefat tjerë të misioneve të BE-së në Kosovë do të marrin pjesë në debat gjithashtu.
 
Debati do të përfshijë dëshmitë personale të të diplomuarve në YCS, si u zgjodhën ata për të studiuar në BE, si ka ndryshuar përvoja jetën e tyre dhe si u ka mundësuar të japin kontribut në ndërtimin e një administrate publike më profesionale në Kosovë, aty ku ata janë punësuar më vonë. Gjithashtu do të adresohen edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe mënyrat për t'i kapërcyer ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)