24 Tetor 2018

MAShT zgjedhë kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës

Prishtinë, 13 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një takim të mbajtur sot ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, të përbërë nga: Imret Reshiti- kryetar, Drita Vladi- nënkryetare, Drita Sadiku Zuqaku- sekretare dhe Burim Bruqaj- procesmbajtës.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti ka folur për rolin e rëndësishëm të Këshillit të Prindërve të Kosovës në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Zv/ministri Sahiti ka thënë se, aktivizimi sa më i madh i KPK-së do të ndikojë në fuqizimin e rolit të prindërve dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë në mes të nxënësve- mësimdhënësve dhe prindërve.

“KPK luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë dhe në ndihmën që i ofron Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave, prindërve dhe nxënësve. MAShT ka përcjellë procesin e zgjedhjes, andaj edhe ju falënderon për punën dhe angazhimin tuaj në këtë drejtim”, ka thënë zv/ministri Sahiti.

Kryetari i deritashëm i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka folur për punën e KPK-së dhe punë e tij si kryetar në dy mandate, duke thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme, duke u bazuar në ligje dhe rregullore.

Beqiri ka thënë se shpreson se në të ardhmen zëri i prindërve do të dëgjohet edhe më shumë, sa i përket angazhimit për ngritje të cilësisë dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor.

Kryetari i ri i KPK-së, Imret Reshiti ka theksuar se gjatë punës së tij në këtë detyrë do të angazhohet maksimalisht që zëri i prindërve dhe nxënësve të jetë sa më i fuqishëm, ndërsa është zotuar se do të dërgojë përpara proceset të cilat i ka filluar Këshilli i mëhershëm.

Këshilli i Prindërve të Kosovës përbëhet nga 9 anëtarë, 7 përfaqësues të rajoneve të ndryshme të Kosovës dhe 2 përfaqësues të minoriteteve.

Ky këshill , ka për qëllim që të përkrahë dhe ndihmojë mbarëvajtjen e procesit edukativo –arsimor në arsimin parauniversitar dhe është kanali kryesor i komunikimit shkollë-komunë-MAShT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)