29 Mars 2024

MASHT prezantoi dokumentin “Standarde për Tekstet Shkollore”

Prishtinë, 8 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka prezantuar sot dokumentin ‘Standarde për Tekstet Shkollore’, i cili ka për qëllim sigurimin e cilësisë së teksteve në Republikën e Kosovës.

Në  këtë konferencë kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të MAShT –it , ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Christina Marty Lang, përfaqësues të tjerë zviceranë të projekteve për arsim në Kosovë,  hartues, recensentë dhe ekspertë të teksteve shkollore, si dhe subjekteve të tjera politike e publike.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se finalizmi i një dokumenti me standarde të përmbledhura, do t’i ndihmojë Ministrisë së Arsimit në përpilimin e teksteve sa më cilësore.

Zëvendësministri Mustafa, pasi e vlerësoi lartë dokumentin e prezantuar, tha se ky është një dokument kapital, në hartimin e të cilit janë marrë për bazë përvojat më të mira të shteteve, të cilat i kanë të hartuara standardet për tekstet shkollore.

Mustafa ka shprehur bindjen e tij se, gjashtëmbëdhjetë fushat të cilat janë përcaktuar në këtë dokument, do të mundësojnë eliminimin e të gjitha defekteve  që kanë mundur të shfaqen në tekstet e kaluara që përdoren aktualisht në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit, gjithashtu tha se qëllimi i lansimit të një dokumenti të tillë është hartimi i teksteve konform të gjitha kërkesave, të cilat i parashtron Korniza e Re e Kurrikulit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Christina Marty Lang, fillimisht ka folur për rëndësinë që Kosova ka arritur të ketë një standard të duhur për tekstet shkollore.

Ambasadorja Lang ka thënë se, këto standarde janë të rëndësishme jo vetëm për njerëzit që jetojnë në Kosovë, por edhe për ata të cilët jetojnë në diasporë, pasi ajo ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që fëmijët nga diaspora të kenë çasje në tekstet standarde, të cilat më tepër do t’i njoftonin me historinë, gjeografinë dhe fushat tjera të rëndësishme.

Më tej, Lang ka thënë se, në një vend multikulturor, siç është Kosova është shumë e rëndësishme që të përdoren tekstet e njëjta për të gjithë.

Përgjegjësi zviceran për projektet në Kosovë, Basil Schader, tha se qëllimet e këtij dokumenti janë, sigurimi i cilësisë së teksteve shkollore, vënia në dispozicion e një instrumenti të përbashkët dhe sa më objektiv për hartimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore.

Dokumenti “Standarde për Tekstet Shkollore” është një projekt i Ministrisë së Arsimit, i cili është përkrahur dhe financuar nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)