18 Prill 2024

MAShT organizoi seminar me mësuesit për Abetaren gjithëkombëtare

Prishtinë, 20 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar seminar me mësuesit e klasës së parë për Abetaren gjithëkombëtare, me qëllim të aftësimit të mësuesve për mënyrën e zbatueshmërisë së abetares së re, e cila për herë të parë ka hyrë në përdorim këtë vit shkollor.

Në seminarin, i cili do të zgjasë dy ditë, ndër të tjerë po marrin pjesë edhe katër autorët e Abetares: Mimoza Gjokutaj, Islam Krasniqi, Shezai Rrokaj dhe Saranda Pozhegu.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit Buja, i përshëndeti pjesëmarrësit në emër të ministrit Buja, dhe duke qenë se ajo ishte edhe në Komisionin për miratimin e Abetares Shqipëri-Kosovë, mbajti një ligjëratë me temë “Menaxhimi i projekteve të përbashkëta - Abetarja, tregim i suksesshëm.

“Ju i bëni vlerësimet në terren , sepse ne e kemi një kornizë të kurrikulës që mbështetet në ndërtimin e kompetencave të komunikimit dhe të shprehurit te fëmija, të të menduarit, të të mësuarit, kompetencën për jetë punë dhe mjedis, atë personale dhe kompetencën qytetare.

Këto i presim të ndërtohen edhe me këtë abetare, prandaj puna juaj ekipore është shumë e rëndësishme”, iu tha znj. Kadriu mësuesve të klasës së parë.

Ajo foli edhe për realizimin e idesë për të bërë një Abetare të përbashkët dhe punën e Komisionin për të vlerësuar 7 abetaret, me të cilat kishin konkurruar autorë të ndryshëm dhe ndau edhe histori gjatë kësaj pune me mësuesit pjesëmarrës.

Në hapjen e këtij seminari folën edhe autorët e Abetares për metodat e lexim-shkrimit si dhe për strukturën, parimet dhe metodat udhëheqëse.

Shezai Rrokaj, njëri nga autorët përmendi fatin se dei më tani janë botuar mbi 150 abetare dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishme që tani kemi abetaren e përbashkët.

Ai tha se synimi i autorëve në këtë Abetare ka qenë që “librin e shenjtë”, siq e quajti ai, ta bëjnë sa më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm për botën e fëmijëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)