23 Prill 2024

MASHT ofron mbështetje institucionale për trajtimin e rasteve të plagjiaturave

Prishtinë, 15 tetor - Përfaqësuesit e Admovere dhe ORCA-s, Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci sot e kanë takuar Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë zt. Shyqiri Bytyqi lidhur me rastin a avancimeve të “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të ngritura nga ORCA dhe rastet e plagjiaturave, të ngritura nga Admovere.

Gashi dhe Gjinovci i kanë kërkuar Ministrit Bytyqi që të ofrojë mbështetje institucionale për Rektorin e UP-së Prof. Dr. Marjan Dema dhe organet tjera të UP-së që mund të përfshihen në hetimin e rasteve të përmendura.

Ministri Bytyqi është zotuar se do të sigurojë mbështetje institucionale për të gjitha iniciativat për hetim me qëllim mbrojtjen e integritetit akademik nga ana e universiteteve publike, pa paragjykuar rezultatet e hetimeve.

Ditë më parë Gashi dhe Gjinovci i kanë dorëzuar Rektorit Dema nga një letër të veçantë ku i kanë kërkuar trajtimin e rasteve të plagjiaturave dhe të shkeljeve të integritetit akademik në avancime.

1. Letrat përmbajnë kërkesën që Rektori Dema t’i themelojë dy komisione me pjesëmarrje ndërkombëtare të veçanta për hetimin e të dy rasteve në mënyrë të veçantë.
2. Që gjetjet e raporteve të komisioneve t’i adresojë në Këshillin e Etikës.
3. Që në përputhje me kompetencat e veta t’i rekomandojë Senatit marrjen e masave për të gjitha rastet.

ORCA dhe Admovere do të vazhdojnë me takimin e të gjithë hisedarëve të çështjeve të ngritura dhe do të angazhohen për çuarjen deri në fund të të gjitha rasteve duke mos kursyer asnjë metodë demokratike e ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)