24 Prill 2024

MASHT ndalon përdorimin e telefonave gjatë procesit mësimor

Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Vendimi është marrë në funksion të përmirësimit të  mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)