24 Prill 2024

MAShT garanton studentët se nuk do të kenë problem me njohjen e diplomave

Prishtinë, 3 mars - Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë , garanton se asnjë studentë nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në Universitetet Evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.

Tendenca për të thënë se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në Evropë, janë manipulime të ulëta,dashakeqe dhe dëmtojnë imazhin e Universiteteve tona dhe diplomave tona.

MAShT do të angazhohet fuqishëm që edhe programet e reja të cilat do të akreditohen,të garantojnë cilësi dhe do të kenë të njëjtën rëndësi dhe vlefshmëri .

Shqipëria,Mali i Zi dhe Maqedonia nuk janë pjesë e EQAR dhe studentët e tyre nuk e kanë asnjë problem me njohje të diplomave.

Ky është edhe një fakt i fuqishëm që demanton manipulimet se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në EU. Por në asnjë mënyrë ky fakt nuk përmendet për të relativizuar apo zvogëluar rëndësinë që ka EQAR për njohjen vlefshmërisë së diplomave tona.

Njëkohësisht  MAShT mbetet e përkushtuar që Agjensia e Kosovës për Akreditim të kthehet në EQAR brenda afatit të ankimimit prej 90 ditësh.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)