22 Shkurt 2020

MASHT e përkushtuar për një sistem arsimor cilësor

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett dhe drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Lisa Magno, me të cilët ka biseduar për sistemin arsimor në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se, është fokus i përbashkët për të ndërtuar një sistem arsimor me cilësi, e të vyer për vendin, shoqërinë dhe ekonominë. “Në takimin e sotëm u pa si nevojë që në themelet e procesit të ketë transparencë, profesionalizëm dhe ruajtje te sistemit  që të mos bie në margjina politike”, u shpreh Ministri.

“Vëmendja e pareshtur amerikane në përkushtimin dhe gatishmërinë në krah të arsimit tonë, ndërtimit të një sistemi funksional e profesional, e shprehur edhe në takimin e sotëm, na bënë të shtojmë besimin se mund t’ia dalim”, tha ministri Bytyqi.

Ambasadori Kosnett theksoi se, sistemi i arsimit i bazuar në merita dhe transparencë është i domosdoshëm për t’ua mundësuar të gjithë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e saj.

Ministri Bytyqi, falënderoi shkëlqesinë e tij, ambasadorin Kosnett, për vizitën, për qëndrimin në krah të arsimit kosovar, për dyert e hapura të miqësisë e bashkëpunimit që na i shprehu në traditën e mbështetjes amerikane për të cilat dikasteri ynë ka shumë çfarë të konsultojë e mësojë. “Duke qëndruar në krye të detyrës ne do të ia dalim ta bëjmë arsimin tonë një bazë suksesi për shoqërinë dhe ekonominë tonë”, tha në fund të këtij takimi ministri Bytyqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)