20 Prill 2024

MAShT drejt anëtarësimit në COST

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti Konsullin e Nderit të  Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Ministri Bytyqi  u informua nga Konsulli  David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës  në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.

Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar z, Klein për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës  në mekanizmat evropian të hulumtimit dhe shkencës. Anëtarësimin e Kosovës si anëtarë fqinj në COST , ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)