25 Prill 2024

Malcolm do ta marr çmimin “Honoris Causa” nga UP

Prishtinë, 11 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pritur sot në takim historianin e shquar britanik Noel Malcolm, të shoqëruar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.

Ministri Buja me këtë rast, shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim të veçantë, me mikun  e madh të Kosovës, historianin Noel Malcolm.

Ministri e falenderoi autorin e librit “Kosova, një histori e shkurtër”, për punën që ka bërë për shqiptarët.

“E vërteta që themi ne shqiptarët për veten tonë ka më pak peshë, por kur e thotë këtë një mik i yni, ka peshë shumë të madhe”, tha ministri Buja.

Ministri Buja poashtu, e uroi Malcolm për çmimin “Honoris Causa” që do ta pranojë edhe solemnisht nga Universiteti i Prishtinës.

Ndërsa, historiani i njohur Malcolm, poashtu u shpreh i kënaqur që ndodhet sërish në Kosovë dhe atë në një kohë kur vendi ynë po shënon një ngjarje të rëndësishme, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)