19 Prill 2024

Makolli: Ne jemi të ndarë në Ballkan me kufi, por mërgata jonë është një

Prishtinë, 23 dhjetor - Konferenca kombëtare tre ditore “Institucionalizimi i mësimit plotësues në diasporë dhe mërgatë”,  sot i përmbylli punimet e saj.

Pas paraqitjes së tezave përfundimtare nga grupet e punës, të harmonizuara me rekomandimet e të pranishmëve që morën pjesë nga vendet të ndryshme ku është e koncentruar diaspora, u bë edhe miratimi i konkluzave përfundimtare të konferencës si dhe u emëruan grupet për koordinimin e aktiviteteve për realizimin e rezolutës së konferencës.

I pranishëm, në përmbyllje të konferencës, ishte Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i cili me këtë rast tha se: ne nuk po përmbyllim asnjë proces, përfundimi i kësaj konferencës dhe rekomandimet e dala nga kjo konferencë e rihap një proces të ri në shërbim të ruajtjes së identitetit, kulturës dhe gjuhës së pjesëtarëve të diasporës.

Ministri Makolli në veçanti falënderoj gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (Kosovë), Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Shqipëri), shoqatat dhe mësimdhënësit nga diaspora.

Ai u shpreh se edhe në të ardhëm do të jenë të involvuar përfaqësues politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, Malit të Zi si dhe të Maqedonisë ndonëse këta të fundit pavarësisht ftesës nuk kanë marrë pjesë në punimet e konferencës.

“Ne jemi të ndarë në Ballkan me kufi, por mërgata jonë është një, kjo konferencë do t’i jap zgjidhje një mori çështjesh të pazgjidhura.

Rekomandimet e juaja do t’u shërbejnë institucioneve në hapat e mëtejshëm lidhur me mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë. MASHT-it do ta hartoj legjislacionin përkatës ndërsa MeD-i do ta zbatoj atë”, tha ministri Makolli.

Ai me këtë rast falënderoj Institutin Albanologjik të Kosovës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutin e Historisë, UP-në dhe të gjitha institucionet relevante.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri Makolli tha se “nëse sot nuk jemi më mirë se dje e më keq se nesër atëherë nuk kemi bërë asgjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)