29 Mars 2024

LDK: Testet, provë e ngecjeve serioze në arsim

Prishtinë, 12 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ndjekur me kujdes të vecantë ecurinë e Provimit Shtetëror të Maturës dhe të Testit të Arritshëmrisë, si dy procese shumë të rëndësishme, me anë të të cilave matet funksionaliteti i arsmit parauniversitar në vendin tonë, rezultatet e tij dhe përcaktohet e ardhmja e nxënësve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka analizuar të gjitha të dhënat që ka arritur të mbledhë për këto procese deri më tani dhe vlerëson si më poshtë.

Provimi Shtetëror i Maturës, i mbajtur në dy termine, është përcjellë me defekte të mëdha, me të meta në organizim dhe me manipulime. Këto e kanë dëmtuar seriozisht procesin në tërësi.

Përqindja e kalueshmërisë është tepër e ulët për një sistem arsimor që synon shkallë të rezultateve të shkollës evropiane. Kosova nuk duhet të kënaqet me kalueshmëri gjysmake, meqë shkolla është për të gjithë e jo vetëm për gjysmën e nxënësve.

Me këtë kalueshmëri të ulët prej 52%, i bie që 48% të nxënësve u mohohet e drejta per studim, kryesisht për shkak të performancës së ulët të vetë sistemit arsimor e jo për fajin e nxënësve. E themi këtë pasi ka shumë nxënës që tregojnë sukses të lartë në mësime, por në test dalin dobët, për shkak se planprogramet nuk implementohen si duhet, nuk ka mjaftueshëm arsimtarë të kualifikuar si duhet, humben shumë orë mësimore, klasët janë të stërngarkuara me nxënës, mungojnë mjetet për konkretizimin e mësimit, kabinetet etj.

E theksojme se testet janë përshkuar me shkarje të mëdha nga planprogramet e aplikueshme në shkollat e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ky proces është zhvilluar në kushte të hapura të konfliktit të interesit, meqë MASHT-i vetë bën teste, vetë organizon e vetë vlerëson. Kreu i procesit është zv.ministri i Arsimit, gjë që e dëshmon këtë konflikt dhe i thellon dyshimet për vërtetësinë e procesit në tërësi.

LDK-ja edhe një herë kërkon që vlerësimi të jetë i pavarur e jo të bëhet nga i njëjti institucion, madje nga personat që përpilojnë teste.

Marrja e rezultateve të një testi të tillë, të kontestuar, si normë e vetme për t\'u regjistruar në universitet e dëmton edhe më shumë cilësinë, meqë ua pamundëson njësive akademike të zgjedhin kandidatët.

Testi i Arritshmërisë, po ashtu, ka dhënë përqindje jo të kënaqshme të kalueshëmrisë, ndërsa kalueshmëria në gjuhën shqipe është më e ulëta.

Këto e dëshmojnë edhe një herë se sistemi i arsmit në vendin tonë ka stagnuar dhe se shkolla jonë nuk po arrin të tregojë rezultatet e dëshiruara.

Madje, me një buxhet tepër të vogël, me përpjekje minimale nga ana e MASHT-it, në mungesë profesionalizmi të thekuar të persobnave dhe të institucioneve drejtuese, arsimi në Republikën e Kosovës, për fat të keq, do të vijojë të stagnojë dhe kjo do ta dëmtojë shoqërinë në të gjitha sferat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)