28 Mars 2024

LDK: MASHT pa politika për institucionet e dijes dhe të shkencës

Prishtinë, 29 dhjetor - Ekipi i Ekspertëve të Arsimit dhe Shkencës të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar se gjatë vitit 2011, qeveria ka përkrahur fare pamjaftueshëm ose aspak institucionet themelore të kulturës, dijes e të shkencës.

Politikat strategjike për reformimin dhe zhvillimin e tyre sipas këtyre eksperëve mungojnë totalisht, ndërsa fondet janë shumë të vogla.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës sipas LDK-së këtë fundvit u gjend nën sulmet dhe furinë e presionit politik, të ushtruar nga qeveria dhe eksponentë të tjerë të PDK-së.

E gjitha sipas tyre u lidh me nismën e politizuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, pa u studiuar vetë ligji, natyra e ASHAK-së dhe pa u njohur veprimtaria e saj.

\"Në vend që të hapen debate normale për reformat e mundshme, diskutimi publik për ASHAK-në u shndërrua në shantazh politik, gjë kjo e papranueshme.\"

LDK vlerëson se: Univeristetet publike të vendit, në mungesë të mbështetjes financiare nga ana e qeverisë, nuk kanë arritur të përmbushin objektivat themelore të tyre e që janë: prodhimi i dijes nëpërmjet kërkimeve shkencore, kjo për shkak se përbrenda njësive akademike mungojnë institutet kërkimore; publikimi i rezulatateve shkencore e artistike të pedagogëve, sepse mungojnë revistat shkencore; mungesa e ambienteve të majftueshme dhe të duhura për punë, sidomos në Universitetin e Prizrenit; mungesa e cilësisë së duhur, për shkak të numrit tejet të madh të studentëve etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Univeristetit të Prishtinës i duhet më shumë përkrahje dhe pavarësi financiare për universitetin në tërësi dhe për njësitë akademike në venanti.

Këtij universiteti duhet t’i bëhet e mundur që t’i zhvillojë vetë politikat akademike, duke nisur nga numri i studentëve që regjistron cdo vit, pastaj në procesin e reformimit të prograve dhe në politikat e kuadrit.

Universiteti i Prishtinës, siç është para në mbjedhjen e Senatit dhe nga deklarimet publike të rektorit, nuk ka pasur pavarësi për të vendosur vetë numrin e studentëve që do të regjistrojë.

\"Programet e studimeve duhet t’i vendosë vetë universiteti dhe jo qeveria e PDK-së, e cila ka imponuar programe me njerëz politikë dhe për arsye të pastra politike\", thuhet në vlerësimet e ekspertëve të arsimit nga LDK.

Universiteti i Prizrenit, universiteti i dytë publik në vend, sipas tyre funksinon me vështirësi tepër të mëdha, pa ambiente të duhura të punës, pa staf të duhur, pa përkrahjen e qeverisë.

Madje siç ka thënë LDK edhe akreditimi 1-vjecar i këtij universiteti është kundërligjor, meqë nuk mund të akreditohen vetëm për një vit as programet e reja e lëre më universitetet.

\"Me këtë qeveria vetëm sa lë hapur të gjitha dyert për ta shantazhuar Universitetin e Prizrenit dhe për ta përdorur për interesat e PDK-së.\"

Po ashtu sipas LDK ky universitet, në kundërshtim me ligjin, ende nuk është formalizuar, meqë vendimi i qeverisë për themelimin e tij deri më sot nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, madje qeveria as që ka marrë mundimin t’i drejtohet Kuvendit për këtë cështje. Kjo dëshmon se PDK-ja është kundër këtij universiteti.

Instituti Albanologjik, më i vjetri dhe më i njohuri, si edhe institutet e tjera, gjithnjë sipas LDK-së është tejet i pareformuar, funksionon në paqartësi të plotë, pa politika të kuadrit, ndërsa një pjesë e mirë e hapësirës së tij, tepër pahijshëm dhe në kushte të konfliktit të interesit, është shndërruar në qendër biznesi.

\"Ky institucion, në kundërshtim me ligjin, gjatë viti 2011, ka doktoruar disa nga punonjësit e tij. Ky, si edhe instutet e tjerat në vend, nuk kanë të drejtë të diplomojnë askënd, meqë institutet shkencore të Republikës së Kosovës nuk kanë karakter shkolle. Këtyre institutive u qe lejuar të japin grada shkencore (magjistër e doktor shkence) gjatë viteve ’90-të të shekullit të kaluar, për shkak të rrethanave, të cilat i kemi të njohura të gjithë, ndërsa kjo e drejtë u është marrë nga Qeveria e Kosovës vite më parë\".

Edhe Instituti i Historisë sipas tyre ka disa vite që po shantazhohet haptazi nga qeveria dhe nga vetë shefi i qeverisë e nuk po lejohet të vendoset në objektin e vet.

Objekti i ri i Institutit të Historisë është i mbyllur për të gjithë, ndërsa punonjësit shkencorë kanë nevojë enorme për ambiente të punës.

Ndërsa, Instituti Pedagogjik funksionon në kushte emergjente, pa hapësira të vetat, në një hapësirë të objektit të Institutit Albanologjik dhe pa një veprimtari të shënueshme.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)