18 Prill 2024

LDK: Këshilli Drejtues i UP duhet të përbëhet nga profesionistë

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, sot ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (Elife Podvorica, muzikologe,  Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës,  Muharrem Nitaj, gazetar, dhe  Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës), që në KD e përfaqësojnë atë dhe dikasterin që drejton ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlërsuar se përbërja dëshmon për mosnjohje të natyrës së punës së Këshillit Drejtues të UP-së, meqë Buja ka deleguar gazetarë e pedagogë pa ndonjë lidhje me universitetin dhe me jetën akademike.

Këshilli Drejtues i UP-së sipas LDK-së duhet të përbëhet nga profesionistë, njerëz me kredibilitet të lartë dhe që i njohin rrjedhat në jetën akademike, si dhe lidhjen e sistemit të arsimit të lartë me ekonominë e tregut.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shpreh shqetësimin e vet për zhvillimet në UP dhe në tërë sistemin arsimin publik të Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson edhe një herë se struktura politike e PDK-së në MASHT, tërësisht jokompetente, po e shtrin paaftësinë e vet në tërë sistemin e arsimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)