05 Prill 2020

Lansohet projekti “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë”

Prishtinë, 24 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami mori pjesë në aktivitetin - Lansimi i projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ngritjen e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, si dhe zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, krijimin dhe instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese në Kosovë.

Ministrja Bajrami në fjalën përshëndetëse, ndër tjera tha se, në fushën e kërkimeve shkencore ka hapësirë jashtëzakonisht të madhe dhe fonde të cilat janë në disponim nga instrumentet e financimit të Bashkimit Evropian(BE), në mënyrë që ne të ngrisim kërkimet shkencore dhe të inovacionit në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

“Qeveria e Kosovës e ka vënë prioritet fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit dhe në këtë drejtim do të kemi mbështetje buxhetore, më shumë mobilizim të të gjithë akterëve,  që të kemi rezultate të mira”, tha ministrja Bajrami.

Më tej, ministrja Bajrami theksoi nevojën e ngritjes së kulturës së kërkimit në institucionet e arsimitë lartë përmes promovimit dhe zhvillimit të praktikave më të mira në fushën e kërkimit dhe shtoi se MAShTI-i ka në dispozicion disa skema për mbështetjen e hulumtuesve, të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në fushën e kërkimit dhe insovacionit.

Ministrja Bajrami uroi që projekti “ResearchCult” të këtë sukses, të gjejmë formulat më të mira të financimit dhe të kemi një bashkëpunim të mirë në mes bartësve të arsimit të lartë publik dhe atij privat në Kosovë, si dhe bashkëpunim të shtuar me partnerët ndërkombëtarë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)