04 Korrik 2020

Kualiteti i programeve post-diplomike shumë i varfër

Prishtinë, 30 maj - ORCA konfirmon gjetjet e Komisionit Evropian i cili në Raportin për Kosovën 2019, i cili u publikua dje më 29 maj, ka theksuar dy çështje shumë me rëndësi për arsimin e lartë që lidhen me punën e drejtpërdrejtë të ORCA-s dhe partnerëve të saj.

1. Siç thuhet në raport “kualiteti i programeve post-diplomike që përgatisin për karrierë hulumtimi, janë të varfëra, ku të dyja llojet, institucionet publike dhe private, aplikojnë kritere jo të njejta për avancime të bazuara në hulumtim dhe publikim shkencor”.

ORCA i bën thirrje MAShT që ta adresojë këtë çështje duke rritur kriteret në udhëzimet administrative përkatëse si dhe duke detyruar institucionet private të arsimit të lartë t’u binden rregullativave në fuqi për avancime akademike, hulumtim shkencor dhe sigurim të cilësisë në përgjithësi.

2. Po ashtu ky raport thekson shqetësimin për avancime jomeritore si dhe për mungesë të transparencës në rekrutimin e stafit mësimdhënës në të gjitha nivelet. “Mediat dhe organizatat e shoqërisë civile vazhdimisht kanë ekspozuar rastet e plagjiaturës dhe avancimeve akademike bazuar në influencë politike dhe nepotizëm, përpara se në merita, shpesh duke involvuar profesorët në pozita të larta menaxheriale.” – thuhet në raport. “Mungesa e transparencës në rekrutimin e stafit mësimdhënës dhe stafit menaxherial mbetet çështje në të gjitha nivelet e arsimit” – vazhdon raporti në fjalë.

ORCA konsideron se jemi në momentin e fundit si shoqëri dhe institucione relevante të arsimit për ta ngritur cilësinë dhe për ta unifikuar atë në të dy sektoret. Me gjithë progresin e shënuar nga Universiteti i Prishtinës si lider i institucioneve të arsimit të lartë si në sektorin publik si në atë privat, ORCA i bën thirrje Universitetit që me rastin e ndryshimit të rregullores për avancime që do të ndodh javën e ardhshme, të ngris kriteret. Viti 2020 duhet ta gjejë UP-në me rregullativë dhe kritere të zbatueshme që i përshtaten targeteve evropiane, e po ashtu duke luajtur rolin e vet në shoqëri si institucioni më i vjetër, më i mirë e më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)