19 Mars 2024

Kryetarja Osmani vlerëson maksimalisht Ministrinë e Arimsit për mësimin online

Prishtinë, 13 maj - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani sot ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajrami.

Kryetarja Osmani i ofroi ministres Bajrami përkrahje të plotë dhe vlerësoi në maksimum punën që e ka bërë MASHT-i, mësimdhënësit dhe stafi mbështetës me mësimin online.

“Edhe pse të përballur më vështirësi të shumta, ia dolët që me sukses të arrini që të siguroni qasjen në një prej të drejtave themelore të njeriut, respektivisht qasjen në arsim. Mësuesit dhe arsimtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe ballafaqimit me rreziqet nga pandemia”, ka thënë zonja Osmani. Më tej, ajo ka potencuar rëndësinë e organizimit të mësimit online edhe për komunitetet joshumicë.

“Jam e lumtur që ky mësim po organizohet edhe për komunitet joshumicë. Sot, gjatë ditës do ta vizitoj shkollën "Emin Duraku", në Prizren, për t'u bindur me cilësinë e organizimit të mësimit online për ta”, ka thënë Osmani.  

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se pandemia ka ndikuar në rivlerësimin e objektivave për arsimin, por nuk e ka ndryshuar qasjen për arsim gjithëpërfshirës dhe ngritje të cilësisë. Në këtë kontekst, zonja Osmani ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë përkrah Ministrisë së Arsimit në nisma kuvendore legjislative, apo avokim publik mbi peshën e arsimit dhe rëndësinë e investimit në të.​

Ministrja Bajrami e informoi kryetaren Osmani për punën e bërë për organizimin e mësimit në distancë për nxënësit e Republikës së Kosovës. Ajo foli për ecurinë e këtij procesi, ku tashmë kanë çasje mbi 90 përqind e nxënësve të Kosovës.

Ministrja foli po ashtu rreth organizimit të Testit të Maturës dhe Testit të Arritshmërisë dhe theksoi se këto teste do të mbahen sipas rekomandimeve të IKSHP-së, por që do të ketë lehtësime për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia. Ajo nënvizoi se nga 200 pyetje që kanë qenë vitin e kaluar për testin e maturës, sivjet do të jenë 100 dhe se testi do të mbahet vetëm në një ditë.

Kryetarja Osmani dhe ministrja Bajrami falënderuan të gjithë akterët e përfshirë në procesin e mësimit në distancë, punë e cila është bërë në baza vullnetare, donatorët, si dhe mësimdhënësit dhe prindërit për kujdesin që po tregojnë, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kjo situatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)