20 Prill 2024

Kryeministri Kurti vuri gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”

Podujevë, 8 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vuri sot gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë të Podujevës.

Ai ritheksoi se duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit mësimor, krijojmë parakushte për ngritjen e cilësisë në arsim.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon investime domethënëse veçanërisht në infrastrukturë, në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

Për tri vitet e ardhshme Qeveria ka siguruar 18 milion euro për investime fillestare në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla. Po ashtu, deri në fund të këtij viti pritet të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen dhe edukohen rreth 1.800 fëmijë.

Gjatë ditës së sotme, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Kryeministri Kurti sot përuroi edhe objektin e ri shkollor dhe sallën e edukatës fizike për shkollën fillore të mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)