04 Qershor 2020

Kryeministri Kurti vizitoi Shkollën Model "Qamil Batalli" në Prishtinë

Prishtinë, 1 prill -  Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, Jusuf Thaçi, u takuan me Drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, znj. Shpresa Shala, Drejtorin Televiz dhe Kryeproducentin, Faik Ispahiu, Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”, znj. Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

"Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht", ka theksuar Kurti.

Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake.

"Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë", ka deklaruar ne fund Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)