25 Qershor 2018

Kryeministri kërkoi angazhim të përgjithshëm në përgatitjet për Testin PISA

Prishtinë, 3 janar - Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’rast biseduan për zhvillimet e aktuale në fushën e arsimit, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky sektor, me theks të veçantë përgatitjet për testin PISA 2018.

Kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi u shprehën se, gjendja në arsim nuk është në nivel të kënaqshëm, njëherësh theksuan nevojën e angazhimit të të gjithë akterëve në arritjen e rezultateve më të mira në testin PISA 2018, i cili do të mbahet në fund të muajit prill.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se, duhet të merret me seriozitet të plotë rëndësia e Testit PISA dhe për këtë një pjesë të madhe të përgjegjësisë do ta kenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit.

Kryeministri kërkoi angazhim të përgjithshëm në përgatitjet për Testin PISA 2018, me qëllim që të mos përsëriten rezultatet e testit paraprak.

Ndërsa,  ministri Bytyqi fillimisht shpehu kënaqësinë e tij për vizitën e kryeministrit Haradinaj në ditën e parë të punës në vitin 2018 dhe tha se kjo tregon që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës është duke i kushtuar rëndësi të madhe arsimit.

Ministri Bytyqi tha se, jemi të përkushtuar që gjendja në arsim të përmirësohet në mënyrë graduale dhe të sigurtë, e cila edhe do të ofronte mundësi për një arsim cilësor për të rinjtë tanë.

Ministri Bytyqi po ashtu e ka siguruar kryeministrin Haradinaj se do të merren të gjitha përgjegjësitë, që vërtetë kësaj radhe rezultatet në Testin PISA të jenë më të mira se sa ato të vitit 2015.

 “Në kuadër të shumë temave të cilat i diskutuam, morëm përkrahjen e jashtëzakonshme të kryeministrit për testin PISA. Jemi duke punuar që të jemi sa më të përgatitur në këtë test që do të ndodh në fund të muajit prill. Ne e njoftuam kryeministrin për detajet e Komisionit PISA dhe angazhimet e përgjithshme për punën dinamike që do të bëhen deri në këtë datë”, u shpreh ministri Bytyqi.

Gjatë vizitës të cilën kryeministri Haradinaj i bëri Ministrisë së Arsimit, ministri Bytyqi shpalosi disa nga prioritet dhe objektivat të cilat ka për synim ti realizojë gjatë mandatit të tij, për çka mori mbështetjen nga kryeministri, ndërkaq u diskutua edhe për çështjen e sigurisë në shkollat e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)