20 Prill 2019

Kostoja e punës në sektorin e arsimit është 567 euro

Prizren, 12 mars - Hulumtimi “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në Kosovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, është  paraqitur para institucioneve e bizneseve të regjionit të Prizrenit.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë sidomos  për investitorët e huaj.

Kostoja e punës mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë pundhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulta.

"Krahasimi i mesatares mujore të kostos së punës prej sektorit në sektor dallon shumë", tha Shahini.

Sektori i arsimit del se kishte koston më të lartë, afërsisht  prej 567 euro, krahasuar me sektorë të tjerër.

Koordinatori i AKB-së për regjionin e Prizrenit, Liman Asllani, para të pranishmëve publikoi te gjeturat e hukumtinit.

Ai tregoi se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës. 

Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve” .

Liman Asllani, tregoi se hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.

Në Komunën e Prizrenit, hulumtimi është realizuar në 78 ndërmarrje, apo komuna e dytë pas kryeqendrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)