29 Mars 2024

Kosova merr pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare

Prishtinë, 19 korrik - Ekipi përfaqësues i Kosovës është duke vazhduar edhe në ditën e dytë garat e  matematikës, në kuadër të Olimpiadës Matematike Ndërkombëtare (IMO).

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë si anëtare e plotë e kësaj ngjarje të rëndësishme për matematikën e shkollës së mesme.

Olimpiada Matematike Ndërkombëtare është garë e përvitshme e matematikës për nxënësit parauniversitarë. Këtë vit Olimpiada mbahet në Amsterdam dhe në të marrin pjesë mbi 100 vende.

Kjo olimpiadë konsiderohet të jetë më e vjetra ndër olimpiadat shkencore, e cila për herë të parë është mbajtur në vitin 1959 në Rumani.

Ekipi i Kosovës është përzgjedhur përmes Olimpiadës Matematike të Kosovës, të mbajtur në mars 2011 nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, mbështetur nga Pro-Credit Bank. Vendi ynë do të përfaqësohet nga fituesit e Olimpiadës Matematike të Kosovës: Endrit Fejzullahu (Gjilan), Islam Foniqi (Malishevë), Zojë Selimi (Klinë), Shqipron Shala (Pejë), Hamdi Dërvodeli (Gjilan), dhe Arbër Selimi (Klinë/Pejë). Ekipin e nxënësve e shoqërojnë prof. Ramadan Limani (Udhëheqës i Ekipit) dhe prof. Kajtaz Bllaca (Zv. Udhëheqës). 

Rezultatet e testeve të IMO-së pritet të shpallen të shtunën, më 23 korrik, ndërsa Ekipi i Kosovës kthehet në vendin tonë  me 24 korrik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)