28 Mars 2024

Kosova ka nevoja për shkolla profesionale

Prishtinë, 20 mars - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal, sot në UBT prezantuan projektin“Auditimi i shkathtësive”. Përveç këtyre dy institucioneve, pjesëmarrës ishin edhe  përfaqësues  të kompanive të drurit, të ushqimit etj.

Presidenti  i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili e bëri publik hulumtimin “Auditimi i shkathtësive”, tha se UBT ka analizuar disa nga pikat kryesore në zhvillimin e industrisë, si përpunimin e drurit, përpunimin e ushqimit dhe kontraktimin e shërbimeve.

Në këtë hulumtim janë përfshirë tetë komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Graçanica, Lipjani, Obiliqi, Podujeva, Drenasi dhe Shtimja.

Për këtë hulumtim janë plotësuar 300 pyetësorë në  mbi 120 kompani të ndryshme  ku janë intervistuar në disa raste edhe stafi i tyre, dhe 75 pyetësorë me individë  që i takojnë kryesisht fushave të lartpërmendura.

Te Industria e përpunimit të drurit,  nga hulumtimi del se kjo industri ka  një traditë relativisht të mirë dhe gjithashtu ka një potencial për zhvillim të kësaj lëmie.

Kosova ka nevojë për shkollim profesional për këtë industri dhe kjo si rezultat i mungesës së shkollave profesionale të profilit të ngushtë - respektivisht të shkollave për teknologjinë dhe përpunimin e drurit dhe drejtimeve që mbështesin këtë industri, si menaxhimi i kompanive për përpunim të drurit, dizajni i produkteve të drurit dhe drejtimet që krijojnë lëndën e parë për industrinë për përpunimin e drurit.

Kosova, respektivisht rajoni qendër, ka kapacitet relativisht të mirë profesional por tani për tani nuk kanë një përgatitje edhe aq të kënaqshme profesionale, por e cila ka tendenca të përmirësimit bazuar në tendencat e punëkërkuesve për të mësuar dhe avancuar në profesionet e tyre.

Në këtë fushë kompanitë kanë staf relativisht të shkolluar, me shkollim adekuat por që shumica kanë vetëm certifikata profesionale.

Shumica e të intervistuarve  rekomandojmë që Kosova të ketë shkolla profesionale në fushën e industrisë për përpunimin e drurit  si dhe për teknologjinë e industrisë për përpunimin e drurit, në mënyrë që të krijohen profesionalist të kësaj lëmie për të qenë potencial i mirë për investitorët e huaj dhe gjithashtu për të plotësuar nevojat profesionale të kësaj industrie.

Kurse, te  Industria e përpunimit të ushqimit,  përveç  traditës relativisht të mirë, gjithashtu, ka një potencial për zhvillim të kësaj industrie.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që Kosova ka nevojë për shkollim profesional për këtë industri, dhe kjo si rezultat i mungesës së shkollave profesionale të profilit të ngushtë, respektivisht të shkollave për teknologjinë dhe përpunimin e ushqimit dhe drejtimeve që mbështesin këtë industri si menaxhimi i kompanive për përpunim e ushqimit.

Përpunimi i ushqimit ka një traditë relativisht të gjatë por jo edhe teknologjia e përpunimit të ushqimit, prandaj rekomandohet që përpos shkollave profesionale adekuate në përpunimin e ushqimit, të ketë edhe shkolla adekuate profesionale në aplikimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë për përpunimin e ushqimit.

Relativisht është një potencial që mund të shpie në thithjen e investimeve të huaja me një ofrim-përgatitje profesionale në fushat specifike të përpunimit të ushqimit.

Te Shërbimet e Kontraktuara, nga rezultatet e hulumtimit, kompanitë zakonisht e kanë lehtë të gjejnë punëtorë apo relativisht lehtë në këtë fushë prandaj kjo është një indikator që kjo fushë, edhe pse e re, është relativisht e zhvilluar dhe premton që do të ketë një zhvillim te mirë.

Kosova është duke e ndërtuar një sistem të shkollimit për këtë fushë duke u bazuar në të dhënat nga bartësit e arsimit të lartë (p.sh Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) vetëm në vitin akademik 2011/2012 ka regjistruar rreth 500 studentë në fushat e shkencave kompjuterike dhe në menaxhimin e Mekatronikës).

Potenciali njerëzor në këtë fushë është në rritje dhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të cilësohet si potencial që mund të përmbushë kërkesat e kompanive vendore dhe atyre që planifikojnë të investojnë në këtë fushë në Kosovë.

Edhe në këtë lami rekomandohet të ketë shkolla shumë të profilizuara që do të pajisnin profesionistët me njohuri specifike, shumë të aplikueshme dhe që mundësojnë qasjen shumë profesionale ndaj problemeve të fushës së shërbimeve të kontraktuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)