28 Mars 2024

Kosova feston sot Ditën e Mësuesit

Prishtinë, 7 mars - Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), organizon disa aktivitete.

Fillimisht Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Arbërie Nagafci do të përurojnë pllakën në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashi, ku gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.  

Me pas Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci, vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika”.

Ndërkaq për nder të kësaj dite në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të mbahet manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku edhe do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Eshtë një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.  

Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe Kosovë si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)