15 Gusht 2020

Kosova e Turqia bashkë në menaxhimin e Qendrave Studentore

Prishtinë, 9 korrik - Zëvëndësministri i arsimit, Nehat Mustafa priti një delegacion i Qendrave të Studentëve te Turqisë i prirë nga Hasan Albayrak,  i cili do të qëndroi 3 ditë në Kosovë.
 
Mustafa dhe Albayrak biseduan  për çështje të menaxhimit të Qendrave të Studentëve, këmbimit të përvojave më të mira  dhe u shtrua nevoja e thellimit të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen.
 
Mustafa  fillimisht i njoftoi mysafirët për zhvillimet në sistemin arsimor të Kosovës dhe në veçanti organizimin e Qendrës së Studentëve  të Universitetit Prishtinës.

“Gjatë vizitës në Turqi ne kemi parë nga afër të arriturat tuaja dhe do të mundohemi që të përfitojmë nga përvojat më të mira që ju keni arritur në organizim dhe  menaxhim  të standardizuar të Qendrës\", tha Mustafa.

Duke folur për  ndihmesën e deritashme  të Turqisë për Kosovën, Mustafa tha se   “Populli i Kosovës është mirënjohës për të gjitha që ka bërë  Turqia për lirinë dhe pavarësinë  e saj ndërkaq ne si shtat i ri kemi nevojë për ndihmesë edhe më tutje në fusha të ndryshme të jetës”, tha Mustafa.

Nga ana e tij Hasan Albayrak gjithashtu tha se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve do të thellohen e dhe më tutje në fushën e arsimit dhe edukimit por edhe në fusha tjera të jetës .

\"Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmesën tonë aty ku është e nevojshme\", tha Albayrak.

Delegacioni nga Turqia  ka vizituar edhe Qendrën Studentëve të Universitetit të Prishtinës me ç`rast drejtori  Fatmir Sfishta e njoftoi mysafirin për sukseset  menaxhuese dhe kapacitetet objektive të QS e cila sipas tij ende nuk i plotëson kërkesat shumta të studentëve për strehim.

Ndërkaq Ragip Gjoshi, udhëheqës i Bordit të QS të UP-së  ftoi për bashkëpunim dhe thellim te marrëdhënieve reciproke me qëllim të përvetësimit të suksesshëm të përvojave  dhe modelit menagxhuese të  Qendrave Studentore të Turqisë. 

Ndryshe sipas Albayrak, Qendra Studentore e Turqisë ka 280 mijë studentë.

Ndërsa nga kjo qendër, 1 milion e 153 mijë studentë përfitojnë bursa ose kredi për studime,  kurse rreth 600 mijë studentë përfitojnë tekste shkollore dhe forma tjera të ndihmës.

Në Qendrën e Studentëve të  Universitetit të Prishtinës  janë të vendosur mbi 350 studentë .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.