18 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia hartojnë modalitetet e njohjes së diplomave

Prishtinë, 4 korrik - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov, me të cilën ka biseduar rreth çështjes së pranimit të diplomave dhe dokumentacioneve të arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.

Ne takimin e sotëm u bisedua më konkretisht rreth  modaliteteve për procedurat e njohjes  se diplomave,  të cilat do të zbatohen nga institucionet e tëdyja vendeve . 

Zëvendësministri Mustafa falënderoi Ambasadorin  e Maqedonisë, z.Karajanov. për vizitën  dhe gatishmërinë e Ambasadës në zgjidhjen  e kësaj çështjeje, e cila është në interes të drejtëpërdrejtë  stundentëve që studiojnë në Maqedoni dhe Kosovë dhe në interes të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes të dyja vendeve. 

Zëvendësministri Mustafa dhe  ambasadori maqedonas  u moren vesh që komisionet për bashkëpunim në arsimin e lartë  nga MAShT dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë të takohen në një kohë sa më të shkurtër  dhe të finalizojnë  këto modalitete rreth procedurave administrative për njohje të diplomave dhe dokumentacionit të arsimit të lartë ndërmjet të dyja vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Karajanov u shpreh i gatshëm të kontribuojë në përshpejtimin  e procedurave të njohjes  reciproke te diplomave në interes të studentëve të të dyja venedve  fqinje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)