20 Janar 2020

Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qwndron nw Iowa tw Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws (SHBA) ku së bashku me Presidentin e Des Moines Area Community College (DMACC), Rob Denson, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve në Kosovë në fusha të ndryshme teknike si saldues, elektricist, ndërtues, operues i makinerisë dhe shumë të tjera.

Marrëveshja parasheh dhënien e qendrës së trajnimeve të KEK-ut në shfrytëzim, kurse DMACC sjelljen e profesorëve dhe trajnuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do t'i ndihmoj vendit për të gjeneruar shkathtësi të cilat aktualisht mungojnë në Kosovë, kurse  nga ana tjetër, kërkohen në masë të madhe nga kompanitë vendore dhe të huaja.

Marrëveshja pritet të filloj implementimin brenda gjysmës së parë të vitit që vjen kurse programi pritet të inaugurohet gjatë vizitës së Guvernatorit të shtetit të Iowas së bashku me investitorë nga ky shtet, në qershor 2020.

Ministri Lluka theksoi se; “jjatë vizitës dy ditore në Iowa, takova homologen, drejtoreshën e shtetit për ekonomi dhe financa, Debi Durham, të cilës i prezantova projektet ku bizneset nga Iowa mund të investojnë në Kosovë.

Me. znj. Durhan, gjithashtu u pajtuam që në vizitën e Guvernatorit të Iowa në Kosovë, të përfshihen biznese nga Iowa dhe të shndërrojmë atë në vizitë biznesore. Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds, do të vizitoj Kosovën në qershor të vitit që vjen”, shtoi ai.

Kjo vizitë u shoqërua gjithashtu me shumë takime tjera siç është me mikun e Kosovës, Gjeneralin tashmë të pensionuar të Iowa, Timothy Orr dhe zv. sekretarin e shtetit, Michael Ross.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30) 

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)