28 Mars 2024

Komuna vazhdon diskutimet për hapjen edhe të dy çerdheve të reja

Prishtinë, 9 gusht - Komuna e Prishtinës vazhdon me hapjen e çerdheve me bazë në komunitet, model ky i cili ka dëshmuar të jetë i suksesshëm në edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve në pesë çerdhet e tilla të hapura deri tani.

Më 7 dhe 8 gusht, Komuna e Prishtinës mbajti diskutimet e para publike për hapjen e çerdheve me bazë në komunitet në lagjen "Tohane" dhe në lagjen "Kodra e Trimave". 

Në këto diskutime, prindërit e këtyre dy lagjeve u njoftuan rreth modelit të çerdheve me bazë në komunitet si dhe u përzgjodhën anëtarët e këshillit të prindërve të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë me procedurat e radhës për funksionalizimim e çerdheve. 

Ndërtimi i objektit të çerdhes në lagjen "Kodra e Trimave" është financuar nga buxheti i Komunës së Prishtinë, ndërsa në lagjen "Tohane" komuna ka financuar rehabilitimin e objektit ekzistues në një çerdhe moderne.

Këto dy çerdhe pritet të përmbushin nevojat e prindërve në këto dy lagje. Çerdhja në “Kodër të Trimave” do të ketë kapacitet për 120 -150 fëmijë, kurse ajo në “Tohpane” fillimisht për 60-70 fëmijë, me mundësi zgjerimi në të ardhmen. 

Këto çerdhe do të fillojnë punën në vjeshtë të këtij viti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)