19 Mars 2024

Komuna e Rahovecit shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë

Rahovec, 7 prill - Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit, njofton se ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2019-2020 për shkollimin universitar.

Sipas konkursit të lëshuar nga kjo drejtori, përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata studentë që janë banorë të Komunës së Rahovecit dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.

Dokumentet dorëzohen në zyrat e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit në afat prej 20 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës dhe mjetet e informimit publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)