18 Prill 2024

Komuna e Prishtinës kërkoi mobilizimin e të gjithëve në testin PISA 2018

Prishtinë, 2 mars - Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Me këtë rast, Drejtori i Arsimit Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018. 

“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018."

"Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:

 

-          SHML “Xhevdet Doda”;

-          SHML “Eqrem Çabej”;

-          SHML “Sami Frashëri”;

-          SHML “Ahmet Gashi”;

-          SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;

-          SHML “Alauddin”;

-          SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;

-          SHML “28 Nëntori”;

-          SHML “Gjin Gazulli”;

-          SHML “Abdyl Frashëri”;

-          SHML “Dr. Ali Sokoli”;

-          SHML “Shtjefën Gjeçovi”;

-          SHFMU “Elena Gjika”;

-          SHFMU “Asim Vokshi”;

-          SHFMU “Emin Duraku”;

-          SHFMU “Ismail Qemali”;

-          SHFMU “Nazim Gafurri”;

-          SHFMU “7 Marsi”;

-          SHFMU “Nënë Terezë”;

-          SHFMU “Shkollë e Gjelbër”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)