19 Mars 2024

Komuna e Mitrovicës ndau 50 bursa për studentë

Mitrovicë, 8 maj - Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Komuna e Mitrovicës ofron për studentët, të martën janë nënshkruar 50 kontrata për përfituesit e bursës në vlerë prej 50 eurosh. Studentët përfitues do të marrin bursat për periudhën janar-shtator të vitit 2012.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se tashmë është bërë një aktivitet tradicional mbështetja e studentëve mitrovicas me bursa për studime.

“Në kuadër të mundësive që ka komuna ne do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët për lehtësimin  e rrethanave për studim”.

Kastrati, tha se të rinjtë duhet të fokusohen në studime, meqë është mënyra më e mirë që hap rrugë për punësim.

“Duke pasur parasysh rrethanat e reja, të rinjtë duhet të punojnë dhe të studiojnë shumë në mënyrë që të jenë të kualifikuar për vende pune, të cilat krijohen me vështirësi”.

Përveç këto 50 bursave që janë ndarë për këta studentë për herë të parë, Komuna e Mitrovicës para dy muajsh u ka vazhduar kontratat edhe 40 bursistëve të tjerë, të cilët ishin përfitues vitin e kaluar dhe që kanë plotësuar kriteret edhe për këtë vit.

Drejtuesit komunalë, theksuan se pos notës mesatare, prioritet u është dhënë studentëve të kategorive të luftës dhe atyre me gjendje të rëndë sociale.

Një segment tjetër që Komuna e Mitrovicës është fokusuar për t’u ndihmuar studentëve është edhe mbulimi i shpenzimeve për transport për studentët e kategorive të luftës dhe për ata që jetojnë në veri.

Këto dy projektet e fundit janë realizuar me mbështetje të Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)