31 Maj 2020

Komuna e Istogut nderon me mirënjohje veteranët e arsimit

Istog, 7 mars - Komuna e Istogut, me një solemnitet rasti të organizuar nga Drejtoria për Arsim  ka shënuar 7 Mars Ditën  e Mësuesit,  për të nderuar gjithë  mësimdhënësit për kontributin  e tyre të dhënë ndër vite për shkollat shqipe. 

Me këtë rast kryetari Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur dhe u uroj këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite nga mësuesit.

Arsimi është shtylla e një shteti dhe një shoqëri dhe ne gjithmonë e kem vendosur në prioritet dhe ne duhet të angazhohemi më shumë në përkrahje të arsimit në tërësi tha kryetari Rugova.

Po ashtu  drejtori i drejtorisë së Arsim,  Hajrush Shoshi përshëndeti gjithë të pranishmit dhe gjithë mësimdhënieve u uroj festën e 7 Marsit.

Në këtë solemnitet kryetari Haki Rugova ka nderuar me mirënjohje veteranët e arsimit. Për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave mirënjohje u ndanë për post mortum për mësimdhënësit, Ismail Pacaj dhe Vllaznim Alihajdaraj.

Mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar- veteran, Adem Gecaj, Emine Sutaj, Fatmushe Rexhaj, Gjemajl Zenunal, Kadri Shoshi, Rexhë Bacaj, Sejdi Kabashi, Sylë Maraj, Xhevat Bujupaj dhe Zizë Mavraj. Poashu edhe stafi teknik i shkollave u nderua më mirënjohje dhe atë me post mortum Rrustem Maraj, Bajram Hysenaj ndërsa më mirënjohje për pensionim u nderua Asan Ibrahimaj dhe Ramë Ahmetaj.

Pjesë e manifestimit ishin edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që paraqiten krijmet e tyre letrare për Ditën e Mësuesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 16:00)