24 Prill 2024

Komuna e Gjilanit nis me vlerësimin e performancës së mësimdhënësve

Gjilan, 7 maj - Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, nga sot fillon me vlerësimin e perfomancës për të gjithë mësimdhënësit e komunës.

Drejtori i Arsimit, Nazmi Gagica, tha se DKA ka hartuar dhe ka modifikuar instrumentin për matjen e performacës për të ghjitha isnciocionet edukativo arsimore dhe do t’i dorëzohet të gjithë drejtorëve të shkollave për të vlerësuar përfundimisht performancës e secilit veç e veç.

Qëllimi kryesor që e kanë ndërmarrë këtë nismë, sipas Gagicës, është rritja e cilësië së arsimit në Komunën e Gjilanit, si objektiv dhe prioritet i parë i qeverisjes së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka falënderuar Haziri për kujdesin dhe mbështetjen e madhe që po i jep këtij sektori të rëndësishëm.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)