26 Shkurt 2021

Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim solidarizohet me kërkesat e SBASHK-ut

Prishtinë, 18 janar - Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë realizuat një takim nga larg me drejtoren e përgjithshme të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Suzan Flocken ku e kanë njoftuar për gjendjen në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, por edhe për mungesën e gatishmërisë për zgjidhje të këtyre dy kërkesave nga ana e Institucioneve  të Kosovës.

Znj. Flocken në emër të ETUCE-s, që përfaqëson 127 sindikata arsimore me 11 milionë anëtarë, i është drejtuar  Kryeministrit Hoti dhe Ministrit në MASH, Ramë Likaj  duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un, që është anëtare e këtij Komiteti, e  duke kërkuar  dialog dhe zgjidhje të drejtë të këtyre dy  kërkesave legjitime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)