26 Maj 2020

KOMF u kërkon prindërve të zhvillojnë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët

Prishtinë, 1 prill - Përderisa po vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi si masë mbrojtëse për parandalimin e virusit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF  ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë,  që të zhvilloni sa më shumë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët tuaj. Në këtë mënyrë, do të kaloni momente më atraktive dhe të shëndetshme për zhvillimin tërësor të fëmijëve.

Me qëllim që ta kaloni këtë kohë në mënyrë sa më produktive me fëmijët tuaj në familje, KOMF është duke publikuar në vazhdimësi lojëra për fëmijë të moshave të ndryshme në faqen zyrtare në Facebook. Kjo do të shërbejë si një mbështetje për prindërit dhe kujdestarët për angazhim në lojëra që synojnë të nxisin shkathtësitë e fëmijëve dhe ndihmojnë zhvillimin e tyre.

Aktivitetet që po publikojmë janë konceptuar për të zhvilluar edhe më tej kapacitetin njohës të fëmijës, stimulimin sensorik (shqisor), aftësitë motorike, etj. Mbi të gjitha, kjo do të jetë një kohë relaksuese e argëtuese mes prindërve dhe fëmijëve, e cila do t’i ndihmojë ata në reduktim të nivelit të stresit dhe do ju ofroj më shumë qetësi e ekuilibër emocional.

Prandaj, KOMF ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë të fëmijëve, të ndjekni lojërat e publikuara në faqen zyrtare të KOMF, në mënyrë që të zhvilloni sa më shumë aktivitete argëtuese me fëmijët duke i mbajtuar ata të sigurtë brenda ambientit familjar.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, është duke punuar në mënyrë intezive për hapjen e një faqeje zyrtare, për mbështetjen e prindërve dhe profesionistëve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)