20 Prill 2024

KITU: Autonomia e UP-së në rrezik

Prishtinë, 25 tetor - Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) është shumë i shqetësuar me ndërhyrjet e javëve të fundit në autonominë akademike të Universitetit të Prishtinës (UP) nga institucione të ndryshme shtetërore, si Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, madje edhe Policia e Kosovës.

KITU nuk e përjashton mundësinë që veprimet e ndërmarra nga këto organe, në të shumtën e rasteve,të jenë bërë brenda kornizës ligjore dhe sipas funksionit të institucioneve të lartpërmendura.

Mirëpo, informacionet që KITU ka marrë tregojnë për disa raste të presionit politik e institucional mbi menaxhmentin e UP-së. Rast i paprecedent është intervistimi i anëtarëve të Këshillit të Doktoratës të UP-së nga hetues të Policisë së Kosovës, pasi Senati me rekomandim të Këshillit të Doktoratave ka ndërprerë studimet e doktoratës për një zyrtar shtetëror.

KITU e dënon çfarëdo keqpërdorimi të autoritetit institucional e politik me qëllim të ushtrimit të ndikimit në proceset akademike të UP-së. KITU i bën thirrje Kryeministrit Ramush Haradinaj, Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim Ismajl Kurteshi, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për t’i ndalë presionet e institucioneve shtetërore dhe zyrtarëve të tyre ndaj UP-së. Autonomia akademike është kushti themelor për funksionimin normal të UP-së, prandaj nuk guxon të cënohet për asnjë interes privat të asnjë zyrtari shtetëror apo të afërmve të tyre.

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU): Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Organizata Çohu, Demokracia për Zhvillim (D4D), Instituti EdGuard, Sbunker, OJQ Admovere, Qendra ENCOMPASS, Qendra për Kurajo Politike (CPC)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)