23 Prill 2024

KIPRED ndan shpërblime për fëmijët eseistë

Prishtinë, 1 qershor - Instituti KIPRED ka ndarë shpërblime të mërkurën për fëmijët që kanë fituar konkursin për ese me temën "Pse është e rëndësishme të votojmë?".

Ramë Buja, Ministër për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka qenë i pranishëm për të dhënë shpërblimet.

Ministri Buja i ka përshëndetur fëmijët që kanë marrë pjesë në konkurs ku i ka bërë përshtypje numri i madh i vajzave pjesëmarrëse.

"Këtu mund të shihet butësia amnore që mund të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme," ka shtuar ai.

Konkursi është mbajtur  në kuadër të projektit "Votuesit e së ardhmes." Nëpërmjet këtij projekti, fëmijët janë informuar mbi zgjedhjet dhe i kanë simuluar ato. Konkursi u ka mundësuar nxënësve të shprehin opinionin e tyre mbi rëndësinë e zgjedhjeve.

Nga një numër i konsiderueshëm i eseve, një komision i pavarur i formuar nga profesorë dhe profesionistë i kanë gjykuar pesë esetë më të mira. 

"Sot po i shpërblejmë 5 votues të së ardhmes, teksa po përgatitemi për të përfshirë 150,000 nxënës tjerë në këtë projekt gjatë vitit të ardhshëm, kur do t'i kemi zgjedhjet presidenciale," ka thënë Krenar Gashi, drejtor ekzekutiv i KIPRED. Projekti "Votuesit e së Ardhmes" to të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme duke nënvizuar përkushtimin e KIPRED ndaj të rinjve dhe zgjedhjeve në Kosovë.

"Vërtetë jeni pjekur për sistem presidencial," ka thënë Ministri Buja duke shtuar se ka besim në gjeneratat e reja.

Vendin e parë në këtë konkurs  e ka marrë nxënësja Leonora Selishta e cila ka fituar një komplet të  librave të Ismail Kadaresë dhe një laptop kompjuter. Konkursi do të përsëritet në të ardhmen për të stimuluar nxënësit që të reflektojnë dhe marrin pjesë në zgjedhjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)