08 Gusht 2022

Këshilli i Etikës vendos se Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, janë plagjiatorë

Prishtinë, 22 qershor - Nesër bëhen 1 vit nga denoncimi i parë publik i ORCA-s për plagjiaturat e dy profesorëve të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka deklaruar se të dy profesorët e kanë shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta akdemike.

Më 1 tetor 2021, ORCA kishte dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e dy profesorëve, pas 6 muajsh Këshilli i Etikës më 10 mars 2022 i ka kthyer ORCA-s një përgjigje zyrtare duke thënë se ata kanë vendosur që çështjen e referuar për pretendimet e plagjiaturës ta administrojnë përmes ekspertizës profesionale.

Pas kësaj përgjigje skandaloze të Këshillit të Etikës, ORCA kishte ndërmarr një hap tjetër duke vënë kontaktet e para me revistën botuese të punimit duke ia bashkangjitur të gjitha provat dhe dëshmitë e plagjiaturës, sikurse e kishte bërë në tetor të vitit 2021 me Këshillin e Etikës.

Më 25 mars 2022, revista i është përgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiaturën e punimit të profesorëve Dugolli dhe Kastrati.

Në përgjigjën zyrtare të pranuar nga ta thuhet se punimi do të hiqet menjëherë nga revista dhe se politikat e revistës nuk e lejojnë plagjiaturën në asnjë formë. Rrjedhimisht, pas disa ditësh punimi është hequr nga revista, duke faktuar përtej çdo dyshimi që punimi i profesorëve përmban plagjiaturë.

Me të marr këtë përgjigje nga revista, ORCA i është drejtuar edhe njëherë Këshilli të Etikës duke paraqitur prova shtesë për plagjiaturën, me ç’rast e ka plotësuar denoncimin fillesat të datës 1 tetor 2021.

Me 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore. Por, pavarësisht konfirmimit të plagjiaturës, Këshilli i Etikës edhe pse i ka cilësuar si shkelje të rënda veprimet e profesorëve, ka marr masa qesharake ndaj tyre.

Në vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave të diplomës së masterit dhe doktoratës për dy vite, ndërsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave të të gjitha niveleve për 3 vite. Dhe si masë ndëshkuese e përbashkët, të dy profesorëve nuk punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar në revista shkencore dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret për avancime akademike.

Kjo masë ndëshkuese është skandaloze dhe e papranueshme dhe e palogjikshme, e para sepse Këshilli i Etikës përmes kësaj mase e ka legjitimuar plagjiaturën, kjo masë i bën thirrje indirekte profesorëve për të plagjiuar ngase pyetja shtrohet cilit prej profesorëve të universitetit i bëhet vonë nëse nuk mentoron tema të diplomës për dy a tre vite, kur ai/ajo tashmë është rahatuar në pozitën e profesorit/es edhe përmes shkeljeve që ka kryer.

Dhe e dyta, vendimi është i palogjikshëm sepse e kundërshton vetveten. Të dy profesorët janë avancuar në tituj më të lartë akademik përmes këtij punimi, por Këshilli i Etikës lëre që nuk e merr në konsideratë kërkesën paraprake të ORCA-s për heqjen e titujve të fituar nga profesorët, por u thotë atyre tash e tutje këtë punim nuk mund ta përdorni për avancime akademike. Ky është kulmi i absurditetit.

ORCA nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë t’i përshkallëzojmë masat që do të marrim. Nëse konsiderojmë se rrugët institucionale janë shtjerrë, kjo që po shihni sot është thjesht dhe vetëm, një hyrje në vazhdën e aksioneve e protestave.

Për të mos shkuar tutje me masa më të rënda, ORCA kërkon me urgjencë që:

Këshilli i Fakultetit Filozofik ta heq nga roli i senatorit të këtij fakulteti Bujar Dugollin. Nuk bën dhe nuk mundet, nja plagjiator të jetë përfaqësues i Fakultetit në Senat, organin që merret me çështje akademike, madje edhe me integritetin akademik.

Së dyti, Senati i UP-së si organi më i lartë akademik i institucionit të mos e aprovojë vendimin e Këshillit të Etikës për masat e lehta që i ka propozuar ndaj Dugollit e Kastratit, por t’i përjashtojë të dy nga universiteti siç ndodh në çdo vend të botës kur dikujt i vërtetohet plagjiatura. E pakta që mund të bëjnë tash për tash është heqja e titujve akademikë të fituar përmes plagjiaturës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)