29 Mars 2024

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës demotivon denoncimin e shkeljeve etike

Prishtinë, 14 gusht - Më 16 prill 2019 "Admovere", për nevoja të hulumtimit «Profesorët përballë Ligjit», parashtroi kërkesë për qasje në dokumente publike në Këshillin e Etikës (KE) të Universitetit të Prishtinës (UP).

Pas fiks 100 ditëve, UP-ja na siguroi një tabelë në të cilin figurojnë emrat e denoncuesve dhe të të denoncuarve për shkeljet e Kodit të Etikës gjatë periudhës 2017-2019, si dhe rekomandimet e Këshillit të Etikës (KE) dhe vendimet e Këshillit Drejtues (KD) në lidhje me këto denoncime, të paraqitura krejt telegrafikisht.

Nga kjo tabelë del se gjatë viteve 2017-2019 në Këshillin e Etikës janë raportuar gjithsejt 49 raste nga studentë dhe pjesëtarë të stafit akademik të UP-së, drejtues të ndryshëm të UP-së, si dhe nga organizata joqeveritare.

Në bazë të kësaj tabele, llojet më të shpeshta të shkeljeve të raportuara në Këshillin e Etikës janë: keqpërdorim i pozitës, plagjiate e falsifikime të autorësisë, kontrata të dyfishta, mos-respektim i kontratës së punës, avancime akademike të dyshimta, si dhe disa raste, ndonëse të rralla, të ngacmimeve seksuale, të kërcënimeve dhe të incidenteve fizike.


Prej 49 rasteve të paraqitura gjatë viteve 2017-2019, Këshilli i Etikës ka hedhur poshtë përkatësisht ka pushuar procedurën për 28 raste, 12 raste janë ende në procedurë, 2 raste janë kthyer në fakultetet përkatëse, 3 raste janë për kthim në vendin e punës.

Në tërësi, prej 49 rasteve të paraqitura, Këshilli i Etikës ka marrë vendime ndëshkuese vetëm për 3 raste: një vërejtje me shkrim dhe një me gojë për incidentin fizik në mes të pjesëtarëve të stafit akademik të Fakultetit të Arteve (Mehmet Behluli dhe Alban Nimani) dhe një vërejtje me shkrim për rastin e publikimit në revistë mashtruese të profesorit të FShMN-së (Ilir Shehu).

Duke pasur parasysh që UP-ja ballafaqohet me një mori problemesh, është shqetësuese që për tri vite kemi vetëm 49 denoncime të paraqitura në Këshillin e Etikës. Edhe më shqetësuese është që prej 49 rasteve të paraqitura, vetëm për tri raste Këshilli i Etikës ka marrë vendime ndëshkuese dhe atë ‘vërejtje me gojë’ dhe ‘vërejtje me shkrim’, që janë masat më të lehta që parasheh Rregullorja për Masat dhe Procedurat Diciplinore ndaj Personelit Akademik të UP-së.

Sipas Admovere do të thotë Këshilli i Etikës nuk e ka marrë asnjë prej masave të tjera që parashihen me këtë rregullore e që janë: ndalja e mëditjes, mohimi i përfshirjes në komirione vlerësuese apo edhe mentorim, degradimi i pozitës, ndalimi i avancimit, ulja e gradës akademike apo edhe thirrjes akademike, dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës.

Megjithëkëtë, "Admovere" kërkon nga studentët, pjesëtarët e stafit akademik dhe drejtuesit e ndryshëm të UP-së, e edhe nga organizatat joqeveritare, që rastet e shkeljeve të Kodit të Etikës, t’i denoncojnë në Këshillin e Etikës të UP-së.

 Po ashtu, "Admovere" kërkon nga Rektorati i UP-së dhe Këshilli i Etikës që denoncimet e paraqitura në Këshillin e Etikës të bëhen publike, e edhe vendimet e Këshillit të Etikës për këto raste, përveçse të bëhen publike, të jenë të arsyetuara mirë dhe të merren brenda një afati të arsyeshëm kohor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)