23 Prill 2024

Kërkohet mbështetja austriake në zhvillimin e sistemit dual të edukimit

Prishtinë, 3 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim një delegacion nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Deputetët austriakë e uruan kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiruan suksese në qeverisje. Ata u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi, dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Kryeministri Kurti u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit.   

Ai tha se punësimi dhe reformat në drejtësi kanë qenë premtim i fushatës zgjedhore.

Për të krijuar vende pune ne na duhen investime, tha kryeministri dhe shprehu shpresën se Austria si investitori i katërt më i madh do të vazhdojë investimet në Kosovë, së bashku me mërgatën kosovare në Austri. Në veçanti, kryeministri kërkoi mbështetjen austriake në zhvillimin e sistemit dual të edukimit.


 


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)